Rama: S’mbetemi peng të opozitës për ligjet me 84 vota

9 months ago 9
19:36 10/01/2024

Infrastruktura, kryefjalë e mbledhjes së qeverisë në Lezhë

I gatshëm për të negociuar me opozitën, por aspak optimist se me kundërshtarët që ka aktualisht mund të gjendet gjuha e dialogut për Reformën Zgjedhore, Edi Rama paralajmëron se mund do ta anashkalojnë traditën e komisionit bipartizan dhe do të synojnë të bëjnë 84 vota për të votuar ndryshimet në ligjin elektoral.

“Nëse deri në fund të procesit, do të ketë vullnet, nëse nuk do të ketë, bujrum, ndërrojmë faqen dhe vazhdojmë në faqen e re pa komision. Një komision bipartizan me 1 partizan dhe me 7 ballistë nuk e bën dot.”

Po a do ta arrijë konsensusin aritmetik shumica duke bashkuar votat me deputetët e Lulzim Bashës?

Pas takimit informal të Shëngjinit të të gjitha strukturave të Partisë Socialiste në qeveri e parlament, Rama garanton se nuk do të ndryshojë qasje lidhur me qëndrimin në parlament dhe pret nga opozita të heq dorë nga rruga e dhunës.

“Përsa kohe përballë do të kemi shëmbëlltyrën e keqkuptimit të madh midis sportit fizik boks, mundje, hedhje disku, ne do të votojmë dhe do të largohemi.”

Arsyeja e qëndrimit opozitar përsërit se lidhet me hallin e Sali Berishës, por pa e përmenduar asnjëherë me emër.

“I një individi që ka kaluar nga parlamenti në ballkon dhe pret nga parlamenti përplasje.”

E në këtë situatë, Edi Rama nuk lë mundësi për asnjë pranim të kërkesave të opozitës për amendime në ligjin për komisionet hetimore.

“Nuk negociojmë dot modelin gjerman me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin.”

Lidhur me përzgjedhjen e një administratori për Bashkinë e Himarës, sa kohë që Fredi Beleri do të jetë në pritje të vendimit të gjykatës, Rama thotë se nuk e kanë diskutuar dhe presin vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Nuk mund të veprojmë ne me një vendim të Shkallës së Parë dhe pastaj vendimi i Apelit thotë diçka tjetër.”

Përzgjedhja e Blendi Gonxhes dhe largimi i Margaritit shpjegon se nuk është çështje emrash, por domosdoshmëri për të risktrukturuar këtë sektor si kultura, ekonomia e mbi të gjitha, inovacioni.

“Kjo nuk ka lidhje me persona, por me nevojën që sistemi të bëhet më eficent.”

Rama zbuloi se në mbledhje është diskutuar dhe për ndryshimin e formës së financimit që do të përdoret për ndërtimin e Portit të Durrësit, në Porto Romano.

“Kalojmë me financim të brendshëm.”

Renditi disa nga projektet madhore në infrastrukturë që do të përfundojnë gjatë këtij viti, ku siguroi se ndër më të rëndësishmit do të jetë aksi Thumanë-Kashar.

Kryeministri foli dhe për një dakordësi paraprake me Qeverinë e Kosovës që hekurudha Durrës-Prishtinë të devijojë për të kaluar nga Shkodra në Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.

Tv Klan


Read Entire Article