“Rama si lider suprem”, Salianji për mandatin e Xhaçkës: PS duhet të distancohej. I ra retorika se nuk merret me çështjet e drejtësisë

6 months ago 7

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Kjo javë në News24 të moderatores Nisida Tufa, komentoi mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Salianji theksoi se Partia Socialiste duhet të distancohej nga kjo çështje. Për Salianjin, PS-së i ra retorika se nuk merret me çështjet e drejtësisë. Ndërsa, shtoi se Shqipëria është kthyer në Republikën e “Ajetullah Ramës”, duke nënkuptuar se kryeministri sillet si lideri suprem.

“Që në momentin që PS nuk pranon që Gjykata Kushtetuese ta shqyrtojë mandatin e Olta Xhaçkës, që në këtë moment e ka pranuar fajësinë. Këtu nuk ka rënë vetëm shteti, por ka rënë retorika e PS, pasi Partia Socialiste ka thënë se kur merret drejtësia me diçka, ne nuk kemi punë etj.

Që nga e enjtja ne jemi në Republikën e Ajetullah Edi Ramës. Po të vendosë lideri suprem, ka marrë fund çështja. Tani vendos edhe për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sa duket nuk do të jetë e largët dita që do na interpretojë edhe fenë”, deklaroi Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article