“Rama sot është i vetmi person i palumtur”, Noka nga protesta: Jemi këtu për t’i thënë që opozita është në këmbë

7 months ago 9
18:35 20/02/2024

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në protestën e opozitës që mbahet ditën e sotme para Kryeministrisë u shpreh se ditën e sotme Kryeministri, Edi Rama është personi i vetëm i palumtur dhe i trishtuar pasi sipas tij nuk arriti të shkatërronte opozitën.

Noka u shpreh se opozita është mbledhur për t’i treguar Ramës se opozita është në këmbë.  

Flamur Noka: Të dashur miq, motra dhe vlëzërr do të mbahet mend gjatë kjo ditë, ky moment. Jemi të bindur se ky moment do të hyjë në histori me këtë vërshim madhështor i cili ka një qëllim të ndërpresë projektin më të errët, skenarin më të zi që i është kanosur vendit në këto 33 vite, planin ogurzi të Edi Ramës për asgjësimin e opozitës.

Miq një person këtu që sundon prej 12 vitesh që ka kapur çdo zyrë pushteti që vjedh dhe blen votën, shantazhon që ndan pasuritë e vendit si torta festive, që është në krye të çdo afere, që i jep miliona euro familjarëve të tij që udhëton si sheik me avion të paguar nga taksat tuaja, që bën një kopësht këtu mbrapa 4 milion Euro vetëm që të shëtisë sytë në ato që ai ëndërron, por të gjitha me parata tuaja. I bën thjesht për tekat e tij personale. Sot me vërshimin tuaj madhështor ky person është i vetmi që është i palumtur, i trishtuar, nervoz, i shqetësuar se nuk ja doli të shkatërronte opozitën atë që i prishi ëndrrën për mbretërim. Nuk ja doli të shkatërronte pengesën për pushtetin e tij të përjetshëm, Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare. Vëllezër edhe pse na burgosi liderin tonë me një proces banditesk pa prova, pa fakte ne jemi sot për t’i thënë Edi Ramës që opozita është këtu. Ajo është në këmbë./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article