Rama takim me ambasadorin britanik Alastair King-Smith, zbardhen çështjet e diskutuara

7 months ago 10
19:34 19/02/2024

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me ambasadorin britanik, Alastair King-Smith. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada britanike në “Facebook” ku ka zbardhur çështjet ku është fokusuar takimi Rama-King Smith.

Ambasada bën të ditur se takimi u zhvillua në kuadër të theksimit të partneritetit të palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë dhe emigracionin e paligjshëm. Për këtë të fundit thotë se Shqipëria mbetet një prej partnerëve të tyre më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith, u takua sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për të theksuar partneritetin e palëkundur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke përfshirë emigracionin e paligjshëm, ku Shqipëria mbetet një prej partnerëve tanë më të rëndësishëm në rang ndërkombëtar.”

Më tej, ambasada britanike thekson se në takim u diskutua mbështetja e re e Mbretërisë së Bashkuar për Reformën në Drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit.

“Ata diskutuan mbështetjen e re të Mbretërisë së Bashkuar për Reformën e Drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar.”

Kryeministri Rama dhe ambasadori Alastair ranë gjithashtu dakord të vlerësojne zgjerimin e partneritetit tregtar, si edhe në fushën e Mbrojtjes.


/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article