Rama, takim me krerët e Europës

1 year ago 13
20:45 05/10/2023

“Folëm për emigracionin e paligjshëm”

Emigracioni i paligjshëm dhe format që janë përdorur apo që duhet të përdoren për ta luftuar këtë fenomen në brigjet e vendeve të BE, kanë bërë bashkë në një tryezë në Granada, presidenten e Komisionit Europian dhe kryeministrin francez, britanik, holandez, kryeministren italiane dhe kryeministrin shqiptar.

Ky i fundit, mesa duket, si përfaqësuese i një vendi që ka nënshkruar 2 marrëveshje që kanë rezultuar të suksesshme për azilantët, me Francën pak vite me parë dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e shkuar që sipas qeverisë e ka ulur në 90 përqind numrin e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë azil në këtë shtet.

Komuniteti Politik, një format që bën bashkë të gjithë vendet e kontinentit europian që janë ose jo anëtare të Unionit, i cili mori jetë Tetorin e shkuar në Pragë u mblodh këtë të enjte për herë të tretë në Granada të Spanjës. Në këtë takim të radhës u fol sërish për zgjerimin ndër të tjera, por kryeministri shqiptar i zhgënjyer dhe aspak i ndikuar nga optimizmi i presidentit të Këshillit Europian për një anëtarësim të shpejtë.

Rama dhe kryeministri suedez bashkëdrejtuan një nga panelet e këtij samiti ku u diskutua për transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article