Rama takim me Kryeministrin e Luksemburgut: Dakordësuam zbatimin e marrëveshjes për heqjen e tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri

8 months ago 8
18:17 07/02/2024

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku ka pasur një takim me Kryeministrin e vendit, Luc Frieden.

Përmes një postimi në Facebook Kryeministri Rama shprehet se gjatë takimit është dakordësuar zbatimi i marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri.

Gjithashtu ndër të tjera gjatë takimit dy homologët kanë folur edhe për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.

“Luksemburg – Takim me Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden, një mbështetës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në BE, me të cilin ndër të tjera dakordësuam zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri dhe folëm për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri”, shkruan Rama në Facebook./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article