Rama takohet me Michel dhe Von der Leyen

8 months ago 7
19:24 14/02/2024

Samiti i 29 Shkurtit dhe integrimi në fokus të bisedës

I ndodhur në Bruksel për mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale vetë kreu i qeverisë, i cili më herët u takua edhe me Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.

Ky i fundit pas takimit me kryeministrin Rama ka zbardhur një pjesë të diskutimeve në takimin kokë më kokë.

Përmes një njoftimi në platformën X, Presidenti i Këshillit Europian thotë se me kreun e qeverisë shqiptare ka diskutuar rreth rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mbështetjes se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në union.

Teksa ka përshëndetur nismën për të pritur në 29 Shkurt samitin rajonal të liderëve të Ballkanit perëndimor-Ukrainë në Tiranë, Michel shkruan se BE-ja  është mirënjohëse për mbështetjen që Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit kanë dhënë për Ukrainën.

Ndërkohë të enjten përpara hapjes së punimeve të këtij komiteti në orën 9:00 Presidenti i këtij forumi do ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama dhe atë të Malit të Zi, Milojko Spajiç.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article