Rama thirrje prindërve: Çoni fëmijët në arsim profesional

11 months ago 9
18:35 07/11/2023

Kryeministri i vendit thotë se pagat mesatare në mesin e vitit të ardhshëm do të rriten 900 Euro. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së, kryeministri Rama ju ka bërë thirrje prindërve që fëmijët e tyre t’i drejtojnë drejt zanateve teksa ka shtuar se duhen rritur kapacitetet e arsimit profesional.

Edi Rama: Buxheti ka 400 milionë Euro rritje pagash, në mes të vitit të ardhshëm, paga mesatare në Shqipëri, më shpejt se ne e parashikonim, do të shkojë në 900 Euro. Ne duhet të bëjmë disa gjëra të tjera që na japin mundësi të shkojmë më larg dhe të bëjmë shumë më tepër dhe shumë më shpejt. Në këto kushte kur turizmi është një industri e re me potencial të jashtëzakonshëm, ne na duhet të forcojmë arsimin profesional. Duhet të rrisim kapacitetet e më të rinjve për të zotëruar ato zanate, pa të cilat është e pamundur, këtë mund ta dëgjosh në të gjitha kompanitë shqiptare. Duhet të ofrojnë paga që janë të mira.

Mjafton që të jetë më mirë dhe nesër më mirë, dhe pasnesër më mirë. Sot është shumë më mirë nga se ishte dje. Nuk mjafton kjo pjesë se duan që t’i paguajnë. Nuk është problem sa, por i duam këtu e ta dijnë punën që bëjnë. Ne kemi nisur një proces dhe ju bëj thirrje të prindërve që janë me 5-a, 6-ta dhe 7-ta, jo të gjithë do të ushtrojnë profesione me doktoratura, një pjesë që do të jenë po aq të talentuar, por nuk janë të prirur për të ndjenjur mbi libra, mund të marrin një zanat me të cilin mund të jetojnë më mirë, e të krijojnë biznes, t’i çojnë fëmijët në arsim profesional.

Të ju japin një zanat dhe me atë zanat, ju kanë dhënë fëmijëve çelësin për të hapur derën e jetës me një punë tyren. Nuk është e drejtë ndaj fëmijëve që “jo gjimnaz” dhe pastaj “ik të keqen mami se këtu nuk bëhet”. Një zanat dhe një mundësi që sot është kudo në Shqipëri dhe i sfidoj të gjithë ata që mendojnë të kundërtën. Të shkojnë në çdo kompani shqiptare dhe ta gjejnë një që nuk ka nevojë qoftë edhe për një, të ma prezantojmë, por nuk ka.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka deklaruar se qeveria nën drejtimin e tij, ka ambicie që të rriten pagat e Forcave të Armatosura mbi mesataren e ushtrive të NATO-s.

Edi Rama: Kur ne kemi marrë detyrën dhe për një periudhë kohe kur e kishim të pamundur që të bënim ndërhyrje siç dëshironim, kanë qenë Forcat e Armatosura më të keqpaguara në të gjithë ushtrinë e NATO-s, sot janë në nivelin e lartë, ambicia t’iu ֛çojmë pagat mbi mesataren e ushtrive të NATO-s. Për të gjithë punonjësit e tjerë do të ketë rritje./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article