Rama vizitë pune në Itali, pritet nga Meloni

11 months ago 58
15:43 06/11/2023

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, në kuadër të një vizite zyrtare. Ai ka postuar këtë të Hënë në Facebook-un e tij, videon ku shihet pritja që i bën homologia e tij Giorgia Meloni.

Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me ceremoni në Pallatin “Chigi” në Romë dhe ka takuar dhe zyrtarë të tjerë të Italisë.

Pritet që Rama dhe Meloni të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp në orën 15:45.

Kujtojmë se Meloni ka treguar suportin e saj ndaj Shqipërisë në shumë momente, e ai më i fundit ka të bëjë me sektorin turistik. Ajo pushoi pak ditë bashkë me familjen e saj këtë verë në jugun e vendit, gjë që padyshim mori vëmendjen e mediave./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article