Rama zbulon kush është për të “Njeriu i Vitit 2023”

9 months ago 26
14:23 30/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zbuluar se kush është sipas tij “Njeriu i Vitit 2023”. Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Rama ka thënë se “Njeriu i Vitit” është trajneri i Kombëtares, Silvinjo.

“Njeriu i vitit, kjo nuk ka asnjë diskutim me konsensus ndërkombëtar. Njeriu i Vitit është Silvinjo. Nga ana tjetër, besoj që është fat dhe privilegj të jesh në këtë detyrë dhe ta kesh parë 2 herë Kombëtaren të shkojë në Europian. Nuk e fus tek sukseset e qeverisë, por besoj që pa asnjë diskutim, ajo që ka bërë trajneri jonë me stafin e tij është diçka që merr konsensus të plotë si gjëja më e bukur që ka ndodhur këtë vit. Një gëzim që i bashkon të gjithë”, ka deklaruar Rama.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article