Ramadani: Do të hyjmë për fitore

11 months ago 43
16:29 17/11/2023

“Moldavia nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi”

Ylber Ramadani është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për Kombëtaren dhe falë edhe kontributit të tij, Shqipëria është pranë pjesëmarrjes për herë të dytë në finalet e një Europiani.

Mesfushori kuqezinjve tregon në një intervistë për TV Klan se qëllimi në përballjen e sotme me Moldavinë është vetëm fitorja.  

“Kemi ardhur për ta fituar ndeshjen, nuk kemi ardhur për ndonjë rezultat, për tu mbrojtur ose diçka, kundërshtari është Moldavia, nuk ka humbur asnjë ndeshje këtu.”

Të vetmin gol të realizuar me Kombëtaren, Ramadani e ka ndaj Moldavisë në kualifikueset e Euro 2020. Ai tregon edhe pikat e forta të kundërshtarit dhe mënyrën se sim und t’i shënohet.

“Ata e kanë pikën e fortë në sulm, kanë 2 lojtarë që janë shumë të fortë fizikisht në kundërsulm. Atje duhet të kemi më shumë kujdes. Duhet të qarkullojmë topin sa më shpejt dhe ta shënojmë golin.”

Ndeshjen Moldavi-Shqipëri që nis në orën 18:00 do ta ndiqni direkt në TV Klan.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article