Ramadani, mes më të mirëve në rikuperime

7 months ago 33
Reklamë
22:14 07/02/2024

I treti në Serie A me 152 raste tek Leçe

Ylber Ramadani është një futbollist i rëndësishëm jo vetëm te Leçe, por në të gjithë Serie A.

Mesfushori shqiptar bën pjesë në grupin e lojtarëve, të cilët rikuperojnë më shumë topa në kampionatin italian.

Ramadani renditet i treti ne 152 rikuperime deri më tani me ekipin puljez. Për këtë Ylber Ramadani është një titullar i padiskutueshëm, duke u aktivizuar në 21 nga 23 takimet e deritanishëm në kampionat madje duke realizuar edhe 1 gol.

Ai ka munguar vetëm kur është pezulluar për plotësimin e numrit të kartonëve të verdhë. Më mirë se Ramadani që renditet i treti në Serie A është Walace i Udinese me 177 rikuperime dhe Barrenechea i Frosinone me 158.

Në këtë renditje Berat Gjimshiti numëron 124 rikuperime tek Atalanta dhe është në vendin e 12.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article