Ramadani shkon te Lecce

1 year ago 18
Reklamë
18:20 03/08/2023

Shqiptari transferohet për 1.2 milionë Euro

Ylber Ramadani është një futbollist i Lecce. Në Itali e zyrtarizuan transferimin nga Aberdeen të futbollistit të Kombëtares.

Një tjetër kuqezi në Serie A dhe për këtë klubi puljez shpenzoi 1 milionë e 200 mijë Euro, duke i lënë ekipit skocez edhe 10% të kartonit në rast shitje të 27-vjeçarit.

Oferta e mëparshme kishte qenë më e ulët, por përmirësimi i saj bindi drejtuesit e Aberdeen. Te Lecce, Ylber Ramadani gjen edhe futbollistin tjetër të Shqipërisë, mbrojtësin Kastriot Dermaku.

Ramadani kërkohej edhe nga Verona. Më parë Ramdani është aktivizuar me disa skuadra në Kosovë, me Partizanin në Shqipëri, Vejle në Danimarkë dhe MTK Budapest në Hungari.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article