Në një llogaritje të re nga grupi i monitorimit financiar ‘Small Business Administration’ (SBA) tha sot se më shumë se një e pesta e të gjitha parave të disbursuara nga programet e ndihmës Covid në SHBA, janë vjedhur nga viti 2020 deri në 2022.
Pa më shumë se 200 miliardë dollarë në hua dhe grante për ndihmën e sëmundjes i janë dhënë aktorëve të rremë, thuhet në llogarinë e inspektorit të përgjithshëm të SBA.
$1.2 trilionë dollarë llogaritet të jenë shpenzuar për programet e ndihmës dhe mbrojtjes nga emergjenca sanitare, deri në janar 2022 kur programet u mbyllën, thonë monitoruesit, sipas rrjetit NBCnews.
Shifrat bazohen në hulumtimet e grupit monitorues dhe analizim të të dhënave, qe në rivlerësimin e vitit që shkoi, shifra arrinte në vetëm $160 miliardë.
Shifra e re tregon se 17% e parave të programit janë vjedhur, që është shumë me tepër se llogaritjet e humbjeve standarde prej 5% në financat e organizatave të tilla.
Monitoruesit thonë se para pandemisë programet e SBA per ndihmën, nuk ishin një magnet i tillë për krimin e organizuar dhe sindikatat ndërkombëtare, por kur u ndez rrjeti i fondeve të Covid në fillim të 2020, aktorë të të gjitha ngjyrave erdhën për të kërkuar para.
Analistët thonë se 86% e vjedhjes së llogaritur ndodhi në tetë muajt e parë të nisjes, sipas rreth 250,000 informacioneve për manipulime të denoncuara në rrjetin telefonik të agjencisë, të cilat sollën rreth 90,000 adresa IP, të besueshme për veprim.
Shumë veprime alarmuese ishin aplikime për hua nga vende të huaja dhe adresa të njëjta IP.
Aktualisht agjencia thotë se janë rikuperuar vetëm $30 miliardë nga humbjet ilegale, që kanë çuar në 529 dënime për mashtrim, dhe 570 hetime në vijim. /NBCNews/
Top Channel