Raporti i bankës: Futbolli “prodhon” para

7 months ago 34
Reklamë
16:39 03/02/2024

“1 mln Euro investim, gjeneron 21 mln euro xhiro”

Angazhimi i sauditëve në sport dhe investimet që po bëhen së fundmi, kanë ngjallur kuriozitet dhe shumë pikëpyetje përse arabët po shpenzojnë kaq shumë.

Vizionarët theksojnë se sporti po kthehet në një nga shtyllat kryesore të ekonomive të përparuara. Sistemi i Sportit është një shumëfishues parash që nuk gjen shumë të barabartë në sektorët e tjerë industrialë.

Banka italiane Ifis, prezantoi së fundmi një studim nga i cili doli se sistemi sportiv italian përbëhet nga një zinxhir i madh furnizimi që përfshin 67 mijë klube sportive të shtrira në të gjithë territorin, 9500 kompani të menaxhimit të objekteve, 19 mijë kompani prodhuese dhe mbi 50 kompanitë botuese dhe ato të basteve. Në total, këto biznese punësojnë rreth 405 mijë persona.  

Ajo çka godet më shumë në këtë studim është se çdo 1 milion investime publike në sport gjenerojnë afërsisht 8 milionë investime private, të ndjekura nga gati 21 milionë Euro xhiro.

Ky zinxhir furnizimi në vitin 2022 kontribuoi me 3.4% në PBB në Itali duke regjistruar një xhiro prej 102 miliardë Eurosh.

Studimi i Bankës Ifis këshillon organet publike për rëndësinë e investimeve në infrastrukturë sportive si një mundësi unike edhe për nxitjen e turizmit sportiv si dhe përfitimet shëndetësore të popullatës që ushtron aktivitete sportive.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article