Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, në fjalën e saj në parlament deklaroi se Partia Demokratike nuk dëshiron hetime për mungesën e fondeve për fermerët nga BE, pasi sipas saj, këtë gjë po e bën SPAK.
Tabaku u shpreh se pret nga parlamenti që të diskutohen gjetjet e OLAF për fondet e bujqësisë, me qëllim që të parandalohen vjedhjet e fondeve të BE-së në të ardhmen.
Jorida Tabaku: Ne nuk po kërkojmë të kryhet hetim tjetër, SPAK po heton. Ne kërkojmë që parlamenti të bëjë këtë debat. Nuk mund të thoni se deklarata e Komisionit Europian është shpifje. Të diskutojmë mekanizmat që parandalojnë vjedhjen e fondeve për bujqësinë në të ardhmen.
Të diskutojmë për raportin e OLAF. Ne duam të diskutojmë për vjedhjen e fondeve për bujqësinë, që siç thotë OLAF është vjedhja më e madhe jashtë BE-së.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb