Reagimet për “grupin e vdekjes”/ Mediat: Shqipëria mund të bëjë surprizën   

10 months ago 44
23:55 03/12/2023

Në çdo short për gara të mëdha sportive, kontinentale apo botërore, të gjithë janë të përqëndruar të përcaktojnë se cili është grupi më i fortë.

Herë e quajnë “grupi i hekurt”, herë “grupi i zjallit” e herë “grupi i ferrit”. Kësaj radhe i takoi Shqipërisë të ishte në atë që të gjithë e cilësojnë si grupi i vdekjes.

Gjithmonë duhet të ketë një grup të tillë dhe ai ku bën pjesë edhe Shqipëria, është ndoshta grupi më i bukur i finaleve të Europianit. Tre skuadra të mëdha, pretendente dhe me histori në finalet e Europianit dhe Botërorit do të kenë sytë nga Shqipëria për të shmangur ndonjë surprizë të mundshme.

Kuqezinjtë janë e vetmja skuadër që nuk do të ketë aspak presion. Mediat në mbarë Europën thonë se në Grupin B dhe janë të gjitha mundësitë që një emër vërtetë i madh i futbollit të mos arrijë të kalojë në fazën tjetër.

Ndërsa shprehin keqardhjen për Shqipërinë e cila sipas tyre duhet të pyesë vetën se çfarë të keqeje duhet të ketë bërë në një jetë të kaluar për t’u ndëshkuar me këtë grup. Ky është grupi që do të tërheqë interesin e të gjithëve në Europian.

Por ndërkaq në web nuk kanë munguar as memet, të cilat ironizojnë sa Shqipërinë, po aq edhe Italinë si dy prej skuadrave që pritet të vuajnë më shumë në ndeshjet e Qershorit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article