Reagimi i menjëhershëm i yllit të Real Madridit pasi Spanja nuk e ftoi në Euro 2024

3 months ago 6
Reklamë

Ylli i Real Madridit, Lucas Vazquez, ka reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale pasi mësoi se nuk është ftuar nga përzgjedhësi Luis De la Fuente për Euro 2024.

Luis de la Fuente ka publikuar sot (27 maj) listën preliminare të 29 futbollistëve të ftuar për Euro 2024 që do të mbahet në Gjermani këtë verë.

Dhe 32-vjeçari tani ka reaguar në rrjetet sociale pas publikimit të kësaj liste, ku duket se ka pasur hatërmbetje me vendimin e përzgjedhësit spanjoll.

Vazquez shfrytëzoi platformën X për të bërë një postim me vetëm dy emoji duke qeshur, në atë që duket të jetë mendimi i tij rreth mungesës së ftesës për t’u bërë pjesë e ekipit të Spanjës.

Këtë sezon, Vazquez është paraqitur në 37 ndeshje në të gjitha garat dhe ka kontribuar në 11 gola (tre gola dhe tetë asistime).

Mbrojtësi i krahut ka tetë paraqitje me Spanjën dhe kishte qenë pjesë e tyre gjatë Botërorit të vitit 2018 që ishte mbajtur në Rusi.

Përndryshe, bashkëlojtarët e tij Nacho dhe Joselu, janë bërë pjesë e listës preliminare të Spanjës e cila do të shkurtohet në vetëm 26 lojtarë./Telegrafi/

Primero no apoyaban a la Selección Española porque no iba Raúl, luego porque no iba Nacho y ahora porque no va Lucas Vázquez. El Madrid es lo peor que le ha pasado a la selección con mucha diferencia sobre lo segundo. pic.twitter.com/4vfeFJ9lHZ

— sara◊ (@sglezzzz) May 27, 2024

Read Entire Article