Reagimi i Pep Guardiolas kur u pyet për fillimin e dobët të Man United në këtë sezon

1 year ago 47
Reklamë

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka qeshur kur u pyet për fillimin e sezonit të Manchester United.

Përpara ndeshjes së qytetarëve në Ligën e Kampionëve kundër Crvena Zvezdas, Guardiola u pyet për United, ku ai qeshi.

“Epo, ata nuk filluan siç prisnin, si Chelsea. Por gjithmonë, ata janë Man United, dhe Chelsea herët a vonë do të marrë ritmin”, deklaroi Guardiola.

Megjithatë, Guardiola ishte i shpejtë për të theksuar se ka shumë konkurrencë.

“Ju e dini se sa i fortë është Arsenali, u pa dje në Goodison Park, ata janë të jashtëzakonshëm. Përsëri Liverpool , mentaliteti do të vazhdojë aty”, nënvizoi Pep.

Pas një afati me shumë prurje si Mason Mount, Andre Onana, Rasmus Hojlund dhe Sergio Reguillon, shumë prisnin që Erik ten Hag të sfidonte Man Cityn për kreun e Ligës Premier.

Pep Guardiola has destroyed a Man Utd. What’s better is Erik ten Haag really said “All eras come to an end”
😭😭😭😭😭pic.twitter.com/zPDLiJCzbr

— 🤷‍♂️ (@Rjdhd90) September 18, 2023

Megjithatë, ka qenë një fillim i tmerrshëm për klubin e Old Trafford pasi ata kanë mbledhur vetëm gjashtë pikë nga 15 të mundshme.

Man City, ndërkohë, është në krye me një rekord të përsosur deri më tani. /Telegrafi/

Read Entire Article