Reagon Ahmetaj: Tentojnë të më bëjnë “delen e zezë”

1 year ago 33
15:21 08/10/2023

Ish-ministri i Financave hedh poshtë akuzën e re të SPAK

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i cilëson të pavërteta akuzën për “Shpërdorim detyre” e ngritura nga SPAK për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore të fabrikës së Bukës.

I ndodhur në arrati pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar për çështjen e inceneratorëve, Ahmetaj shkruan në “Facebook” se për më shumë se një vit e gjysmë ndaj tij janë ngritur akuza të organizuara, duke thënë se po përpiqen të ndërtojnë tek ai  “delen e zezë”, përtej kokës së vërtetë të zezë të kopesë.

Teksa sqaron procedurat e privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës së Bukës, Ahmetaj thotë se SPAK është i orientuar politikisht kundër tij dhe se përndjekja e tij vjen si rezultat i një urrejtje personale.





Të ngjashme

Read Entire Article