Real fiton, Barcelona fundoset

7 months ago 27
Reklamë
22:50 27/01/2024

“Los Blancos” përmbys Las Palmas, Villareal “shuplakë” blaugranave

Real Madridi fitoi me përmbysje në transfertë ndaj Las Palmas me rezultatin 2-1. Los Blankos u ndëshkuan në minutën e 53’ nga Munoz.

Por skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti reagoi dhe shënoi 2 herë falë golave të Vinicius Junior dhe Çuameni, respektivisht në minutat 65’ dhe 84’. Galaktikët marrin kryesimin e La Liga me 54 pikë.

Vijareali tronditi Barcelonën në shtëpi me rezultatin 5-3. Pas 54 minutave, miqtë kryesonin 2-0.

Gyndogan dhe Pedri barazuan dhe Baili në të 71′ u dhuroi avantazhin me autogol. Guedes shënoi në të 84′ golin e barazimit dhe në shtesë “nëndetësja e verdhë” fundosi blaugranat me siluret e Sorloth dhe Morales.

Barça ngelet në vend të tretë me 44 pikë, kurse Vijareal ka 23 në vend të 14 në La Liga.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article