Real, jo çmenduri për Mbappe! Francezi do paguhet sa Bellingham e Vinicius

7 months ago 20
Reklamë
13:10 16/02/2024

Pas vitesh zvarritje si një sagë e pafundme, kalimi i Kylian Mbappe në Real Madrid më në fund duket se do të realizohet. Francezi do përjetojë ditët e fundit në kryeqytetin e dashurisë dhe njëkohësisht i ka dhënë dritën jeshile “Los Blancos” për të përfunduar bisedimet.

Kushtet ekonomike do të jenë padyshim vendimtare, me Real Madrid që nuk dëshiron të privohet dhe të prish trendin e pagave. 25-vjeçari nuk do të fitojë më shumë se dy yjet e skuadrës, Jude Bellingham dhe Vinicius nëse nënshkruan me ta, teksa akordi besohet të jetë nga 5 deri në 6 vite. Një bonus prej 50 milionë eurosh do të depozitohet në llogarinë e nënkampionit të botës, ndërsa paga do të varionte rreth 20 milionë eurove në sezon. Por, në favor të Mbappe do të jenë fitimet nga të drejtat e imazhit si edhe bonuset për performancat në fushë.

Zgjidhje për të cilin, Florentino Perez do të ishte i kënaqur për ta bërë, për shkak edhe të shmangies së përplasjeve në skuadër për shkak të pagesave të futbollistëve. Akorde që janë shumë larg nga ajo që ofronte PSG, por mungesa e stimujve që lidhen me fitimin e titujve e shtyu për të vendosur largimin. Tashmë në Madrid po përgatiten për ceremoninë e prezantimit, që nuk do të ndodh përpara 1 korrikut, teksa kanë nisur të aludojnë edhe fjalët e para të presidentit Perez.Mediat spanjolle, pranojnë se numri 1 i Real Madrid do i drejtohet Kylian Mbappe dhe tifozëve të Los Blancos me fjalët: “Një ëndërr e bërë realitet”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article