Real Madrid absolut në Spanjë, vetëm fitore në pesë javët e para

1 year ago 35
Reklamë
11:06 18/09/2023

‘Los Blancos’ nuk njohin rival në La Liga

Pritej të haste vështirësi, por Real Madrid nuk vuan aspak largimin e Karim Benzema. Los Blancos treguan se janë të papërmbajtshëm në prag të debutimit në Champions League, për të koleksionuar fitoren e pestë në kampionat. Real Madrid konfirmoi forcën edhe të reagimit, pasi përmbysi brenda pak minutave 2-1 Real Sociedad. Një duel i zgjidhur në fraksionin e dytë nga ana e lojtarëve të Carlo Ancelottit, për të zhvlerësuar avantazhin e Baskëve që në minutën e 5-të.

Valverde barazoi llogaritë pas pushimit mes pjesëve për të shënuar për 1-1. Një aksion model nga shokët e skuadrës, me mesfushorin që lëshoi një goditje të fortë nga hyrja e zonës.

Vendosja e ekuilibrave shpërfytyroi Sociedad, teksa Hoselu shënoi edhe golin e fitores. Pavarësisht fitores, trajneri, Carlo Ancelotti nuk u shfaq optimist.

“Gjëja e mirë është se ne kemi qenë në gjendje të bëjmë përmbysjen, por duhet t’i shmangim këto situata dhe të bëjmë më shumë raste për gol. Ne kemi fituar falë energjisë dhe angazhimit të ekipit. Jemi të aftë të kemi intensitet të lartë në ndeshje që rivali e ka të vështirë t’i përballojë”

Real Madrid është skuadra e vetme në Spanjë që ka marrë pikë të plota pas 5 javëve të para të sezonit. Kryeqytetasit qëndrojnë në vendin e parë me 15 pikë, dy më shumë se rivali më i afërt, Barcelona.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article