Real Madrid hedh sytë në Arabi për t’u përforcuar në mbrojtje

10 months ago 7
13:26 24/12/2023

Spanjollët kanë shfaqur interes edhe për Rafael Varan

Pas shumë vitesh, Real Madrid po mendon seriozisht ndërhyrjen në merkaton e janarit. Spanjollët kërkojnë gjak të ri në skuadër, kjo e lidhur edhe me dëmtimet e shumta. Reparti i mbrojtjes është ai më delikati dhe për trajnerin, Carlo Ancelotti aty ku duhen përforciem. Dëmtimet e rënda të Eder Militao dhe David Alaba po e shtyjnë për të firmosur me një futbollist të ri.

Ajo që tërheq akoma dhe më shumë vëmendjen është emri. Aymerik Laporte gjendet në pole-position për tu rikthyer në La Ligën spanjolle.

Mbrojtësi pjesë e Al Nasër në Arabinë Saudite shihet si alternativa më e mundshme për të firmosur në ‘Santiago Bernabeu’ në formulën e huazimit. Diçka që ngre pikëpyetje të shumta, pasi kampionati arab po kthehet edhe në një vitrinë për shitje futbollistësh. Gjithsesi, drejtuesit e klubit nuk janë të gatshëm për tu privuar nga qendërmbrojtësi, që ka një pagë prej 15 milionë eurosh.

Alternativë për prapavijën e Real Madrid është shfaqur sërish, Rafael Varane. Francezi ka humbur rëndësinë te Mançester Junajtid dhe rikthimi te ‘Los Blancos’ mund t’i pëlqente.


Të ngjashme

Read Entire Article