Real Madrid ‘kërcënon’ Atleticon

7 months ago 11
Reklamë
10:53 02/02/2024

Merr kreun i vetëm, Joselu Hero golashënuesi i dytë në skuadër

Fitorja 2-0 ndaj Getafe nuk ka lënë shijen e duhur tek Real Madrid. Pavarësisht marrjes së tre pikëve dhe kreut të La Liga i vetëm, “Los Blancos” kanë dhimbje koke për takimet e radhës.

Mesfushori Tshuameni u ndëshkua me karton të verdhë dhe do humbasë ndeshjen derbi me Atletikon e Madrid, teksa në dyshim do të jetë edhe mbrojtësi Rudiger për arsyee dëmtimi.

“Skuadra po kalon një moment të mirë. Edhe mbrojtja është në nivelin e duhur, diçka që e tregon edhe rezultati 2-0. Tashmë fokusi do të jetë tek takimet e radhës. Nëse fitojmë dy ndeshjet do të kemi gjashtë pikë dhe do forconim kreun. Por sezoni është i gjatë. Tani kemi kohë për t’u përgatitur për derbin”, tha trajneri Anceloti.

Hoselu ishte sërish protagonist për Real Madrid, me sulmuesin gjithnjë e më vendimtar. 33-vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë i skuadrës me 12 gola, i barabartë me Rodrigo dhe një më shumë se Vinisius.

Tashmë me 22 ndeshje të zhvilluara, Real Madrid kryesues numëron dy pikë më shumë se Zhirona ndjekëse.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article