Real Madrid, “mbret” i pjesëve të dyta

10 months ago 10
12:30 27/11/2023

Kryeqytetasit kanë shënuar 25 gola mes kampionatit dhe Champions League

Real Madrid mbetet kandidati potencial për titullin kampion në Spanjë. Kryeqytetasit triumfuan në transfertën e Kadizit 3-0, një fitore e vulosur në pjesën e dytë të takimit. Fraksion në të cilën klubi mbretëror po tregon gjithnjë e më shumë forcën, pasi në këtë interval të lojës janë shënuar edhe golat më të shumtë prej tyre.

Ndaj Kadiz u shënuan dy prej golave të kësaj sfide, për ta dërguar bilancin mes kampionatit dhe Champions League në 25 gola të shënuar dhe 5 të pësuar. Skuadra Merengues nuk pëson gol në 45 minutat e dytë të ndeshjes që nga derbi i Madridit, i cili u luajt më 24 Shtator ndaj Atleticos.

Statistikat janë shumë të ndryshme nëse shikojmë anën tjetër të medaljes. Në pjesën e parë, Real Madrid ka shënuar 15 gola dhe ka pranuar 7. Për më tepër gjërat për skuadrën e teknikut, Carlo Ancelotti përmirësohen pas minutës së 60-të, aty ku kanë mbërritur edhe golat e fitores ndaj skuadrave si Barcelona, Union Berlin apo Hefate këtë sezon.

Pas një ore loje, Reali ka shënuar 18 gola dhe ka pësuar vetëm 3, ç’ka konfirmon forcën e kryeqytetasve në minutat e fundit, atëherë kur vritet edhe sfida dhe kundërshtari nuk ka shumë kohë për të reaguar. Kadiz është edhe ndër rivalët e preferuar të Realit, pasi në historinë e 30-viteve të fundit, kanë marrë gjithmonë rezultat pozitiv.


Të ngjashme

Read Entire Article