Real Madrid monitoron situatën e Victor Osimhen

11 months ago 8
Reklamë

Real Madridi dhe klubet nga Arabia Saudite janë të interesuara për të nënshkruar me Victor Osimhen në rast se lojtari largohet nga Napoli në janar, pas videos që bëri bujë në rrjetet sociale.

Napoli dhe Osimhen janë momentalisht të përfshirë në një polemikë pasi klubi postoi një video në TikTok aty ku shfaqet Osimhen teksa humbet penalltinë ndaj Bolognas dhe në prapaskenë një zë i një mashkulli duke folur ‘Më jep një penallti të lutem’.

Edhe pse klubi menjëherë fshiu videon, agjenti i lojtarit tha se do të ndërmarrin masa ligjore karshi Napolit duke na bërë të kuptojmë se momentalisht marrëdhënia mes dy palëve është e acaruar.

Victor Osimhen ignores his teammates Diogo Demme and Piotr Zielinski. 🇩🇪🥶🇵🇱

He doesn't look a happy man right now.

🎥 @GennyDelVe pic.twitter.com/XttfE5moMv

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) September 27, 2023

Osimhen me shumë mundësi do të largohet nga Italia në afatin e ardhshëm kalimtar dhe kjo ka bërë që klubet nga Arabia Saudite së bashku me Real Madridin të shfaqin interesimin e tyre për të nënshkruar me nigerianin.

Chelsea është gjithashtu njëri ndër klubet e interesuara, por ata do të kenë vështirësi ta përballojnë transferimin e tij për shkak të pagës së lartë të sulmuesit shtatlartë.

Tani mbetet të shihet se cilin klub do ta zgjedhë Osimhen në rast se vendos të largohet nga Napoli në janar./Telegrafi/

Read Entire Article