Real Madrid mundet nga Juventus

1 year ago 18
Reklamë
13:52 03/08/2023

Ekipi italian arrin fitore në miqësoren e zhvilluar ne Orlando

Juventus e mbylli me fitore turneun miqësor të zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Skuadra e Massimiliano Allegri mundi me rezultatin 3 -1 Real Madrid e drejtuar nga një ish-trajner i Juves, Carlo Ancelotti.

Goli i parë i sfidës të luajtur në Orlando u shënua që në sekondat e para. Kean shfrytëzoi pakujdesinë e mbrojtjes madrilene, duke realizuar brenda zonës.

Në të 20’ ishte Ëeah i cili dyfishoi avantazhin e Juventus. Real shkurtoi diferencën me golin e Vinicius në minutën e 38’. Sulmuesi i ekipit spanjoll u tregua më i shpejtë se kundërshtarët.

Madrilenët edhe pse patën më shumë raste shënimi nuk arritën të realizonin sërish, pasi shpërdoruan shumë në ditën ku Szczesny ishte në formë. Për të parë një tjetër gol duhet të pritej minuta e 95’. Vlahovic i cili hyri në lojë si zëvendësues vulosi fitoren pas një kundërsulmi të lojtarëve të Juventus.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article