Real Madrid në telashe, dëmtohet portieri Courtois

1 year ago 21
Reklamë
22:45 10/08/2023

Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë pasi portieri Thibaut Courtois pësoi një dëmtim serioz që do ta mbajë jashtë fushe për disa muaj.

Klubi madrilen njoftoi se 31 vjeçari do të mungojë disa muaj pasi gjatë seancës stërvitore këputi ligamentin e kryqëzuar në gjurin e majtë.  Në ditët në vazhdim lojtari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirugjikale.

Sipas gazetës sportive spanjolle “AS”, futbollisti do të mungojë të paktën 9 muaj.  Aktualisht “Los Blanco-s” kanë në dispozicion vetëm një portier tjetër, ukrainasin Lunin, i cili kishte refuzuar që të largohej nga klubi, vendim ky duket se do të rezultojë pozitiv për të ardhmen e tij.

Lunin pritet që të luajë titullar në sfidën e parë të sezonit të shtunën kundër Atletik Bilbaos në transfertë.  Në të tillë situatë, Reali do të kërkojë që të bëjë përforcime në merkato.

Një opsion është David de Gea i cili nuk ka ekip, pasi u largua nga United. Një tjetër mundësi është spanjolli Kepa, që pas ardhjes së Robert Sançez nga Braiton, nuk bën më pjesë në planet e Çelsit. Por 28 vjeçari pëlqehet edhe nga Bajern Mynihu.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article