Real Madridi fiton me përmbysje ndaj Real Sociedad, vazhdon si lider në La Liga

1 year ago 99
Reklamë

Real Madridi e ka mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1, ndeshje kjo e vlefshme për javën e pestë në elitën e futbollit spanjoll.

Mysafirët e filluan ndeshjen më mirë duke shënuar që në minutën e 5-të nëpërmjet Ander Barrenetxea i cili shfrytëzoi një asist fantastik nga Kubo për t’i dhënë avantazhin ekipit mysafir.

Here is Barrenetxea's goal to put Real Sociedad ahead at the Bernabeu. pic.twitter.com/WRWj68wyx8

— Managing Madrid (@managingmadrid) September 17, 2023

Ata nuk u ndalën më kaq, duke vazhduar të sulmojnë portën e ekipit vendas por të gjitha tentimet u ndalën me sukses nga Kepa Arrizabalaga.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Reagimi i madrilenëve erdhi qysh në start të pjesës së dytë përmes Federico Valverdes  i cili me një goditje nga jashtë zonës dërgon topin në rrjetën e Alex Remiro.

FEDERICO VALVERDE GOLAZO! pic.twitter.com/vTTdqY32SP

— TC (@totalcristiano) September 17, 2023

Goli i fundit në këtë takim dhe ai i fitores për Real Madridin u shënua nga Joselu me kokë në minutën e 60-të të takimit, goditje kjo që e la të shtangur portierin mysafir.

JOSELU BULLET HEADER! 🔥 pic.twitter.com/qo0Fa5olWp

— TC (@totalcristiano) September 17, 2023

Real Madridi me këtë fitore mbetet lider në La Liga me 15 pikë të grumbulluara, e ndjekur nga Barcelona me dy pikë më pak, teksa ndeshjen e radhës në kampionat do ta luajnë  në udhëtim si mysafir i Atletico Madrid./Telegrafi/

Read Entire Article