Real Madridi fiton në frymën e fundit ndaj Union Berlinit, Bellingham hero i Los Blancos

1 year ago 11
Reklamë

Real Madridi ka fituar në minutat shtesë 1-0 në sfidën hapëse të tyre në Ligën e Kampionëve ndaj Union Berlinin.

Vendasit e filluan më mirë ndeshjen, me rastin e parë serioz në minutën e 3-të të takimit përmes Joselus i cili goditi mjaft mirë me kokë, por ishte portieri mysafir Ronnoë ai i cili e ndali me sukses atë.

Madrilenët kishin kontrollin total të ndeshjes por ishte e vështirë por të mos thënë e pamundur që të thyhet mbrojtja e hekurt e ekipit gjerman.

Deri në fund të pjesës së parë, Real Madrid pati disa raste shënimi por pa arritur të shënojë gol.

Me këtë rezultat (0-0) përfundoi edhe pjesa e parë.

⏸️ HT: @realmadriden 0-0 @fcunion_en #UCL pic.twitter.com/4LYMRtFM1g

— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) September 20, 2023

Me të filluar pjesa e dytë, Real Madridi vihet në ofanzivë për të kërkuar avantazhin.

Ata goditën shtyllën tre herë gjatë kësaj pjese. Fillimisht me anë të Rodrygo Goes, e më pas në dy raste tjera me Joselun.

Ancelotti bëri disa ndryshime në pjesën e dytë, teksa futi në fushën e lojës Brahim Diaz, Toni Kroos, Federico Valverde dhe Fran Garcia, zëvendësime këto që i dhanë ndeshjes një ngjyrë tjetër.

Po luheshin sekondat e fundit të ndeshjes ku pas një tollovie të krijuar në zonën e Union Berlinit, Jude Bellingham shfrytëzon rastin për ta dërguar topin në portën bosh dhe për t’i dhuruar fitoren Los Blancos me rezultat 1-0.

Real Madrid tashmë do të fokusohet në kampionat, aty ku do i presë një ndeshje mjaft e komplikuar ndaj rivalit lokal, Atletico Madrid./Telegrafi/

JUDE BELLINGHAM WHO ELSE? pic.twitter.com/UjmX30YRgf

— TC (@totalcristiano) September 20, 2023

Read Entire Article