Real Madridi mund të përshpejtojë negociatat për transferimin e lojtarit i cili do ta zëvendësojë Kroosin

4 months ago 10

Real Madridi mund të përshpejtojë negociatat për blerjen e lojtarit që do të zëvendësojë Toni Kroosin pasi mesfushori i Los Blancos bëri njoftimin befasues për pensionim nga futbolli.

Kroosit iu ofrua një kontratë e re tek Real Madridi për të qëndruar edhe sezonin e ardhshëm pasi kontrata e tij aktuale skadon në fund të muajit të ardhshëm.

Pritshmëritë ishin që reprezentuesi gjerman të qëndronte në ‘Santiago Bernabeu’ për të paktën edhe një tjetër sezon, por ai tashmë ka vendosur t’i jap fund karrierës pas përfundimit të Euro 2024.

Tani, sipas një raportimi të ri, Real Madridi po e konsideron nëse duhet të përshpejtojnë negociatat për lojtarin i cili është përzgjedhur si zëvendësuesi i tij, pasi paraprakisht ishin pajtuar për të tentuar transferimin e tij në verën e vitit 2025.

Bëhet fjalë për yllin e Bayer Leverkusenit dhe kolegun e Kroosit tek Gjermania, Florian Wirtz, i cili ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 11 asistime për ‘Aspirinat’ gjatë këtij sezoni të cilin e përfunduan si të pamposhtur.

Sipas gazetës spanjolle Marca, Real Madridi tashmë ka filluar procesin për nënshkrimin e Wirtz si një prej prioriteteve të tyre kryesore për sezonin 2025/2026.

Që nga atëherë, Wirtz është emëruar si lojtari më i mirë i sezonit në Bundesliga, dhe pritet që ta udhëheq Leverkusenin në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm./Telegrafi/

Read Entire Article