Real Madridi synon një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë Apple

11 months ago 8
Reklamë

Gjiganti spanjoll, Real Madrid janë të interesuar që të arrijnë një marrëveshje sponsorizimi me kompaninë Apple, sipas raportimeve të fundit nga kryeqyteti i Spanjës.

Shefi i Apple, Tim Cook, i cili sapo ka lansuar versionin më të ri të iPhone, ishtë në Madrid së fundmi ku vizitoi nga afër ambientit e klubit dhe bisedoi me Alvaro Arbeloan, Carlo Ancelottin, Florentino Perez dhe me shefin ekzekutiv Jose Angel Sanchez.

Real Madrid së fundmi nënshkroi një marrëveshje me Apple TV për të prodhuar një seri rreth triumfit për herë të 14-të në Ligën e Kampionëve.

🤝 El presidente recibió a Tim Cook, el CEO de @Apple, en la Ciudad Real Madrid.#RealMadrid pic.twitter.com/BuMLGEEans

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 23, 2023

“Shpresoj që një ditë do të bëhet”, tha njëri nga anëtarët e bordit të Real Madridit rreth një marrëveshje potenciale me Apple.

“Çdo gjë është e mundur. Ne kemi bashkëpunuar tashmë një herë me ta rreth dokumentarit”, tha një tjetër person nga bordi i klubit madrilen.

Vizita e Cook në ambientet e Real Madridit nuk ishte e pritshme, të paktën zyrtarisht, dhe nuk ishte me qëllime biznesi.

Sidoqoftë, ai u pa prezent në shkallët e stadiumit në derbin e qytetit mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, i shoqëruar nga lojtarja e ekipit të femrave të Real Madridit, Ivana Sanz, dhe nga djali i Marcelos, Enzo Alves.

What a match! Amazing to be at the derbi madrileño to see two of Spain’s best teams, @realmadrid and @atleti, go head to head! Great to watch with @IvanaAndresSanz, Enzo Alves Viera, and friends. ⚽️ pic.twitter.com/w7fzdqINzg

— Tim Cook (@tim_cook) September 24, 2023

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Barcelona gjithashtu ka testuar terrenin rreth një sponsorizimi të mundshëm nga Apple por nuk dihet se cili do të jetë hapi që do të ndërmarrë kompania në fjalë./Telegrafi/

Read Entire Article