Real Madridi triumfon ndaj Sevillas falë një super-goli nga Luka Modric

7 months ago 18

Real Madridi ka triumfuar me shumë mund ndaj Sevillas me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 26-të La Ligës.

Los Blancos shënuan qysh në minutën e 10-të me anë të Lucas Vazquez. Por që VAR-i e anuloi për faull.

Dy skuadrat patën shanse të mira shënimi në pjesën e parë, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.

⏸️ @RealMadrid 0-0 @SevillaFC
💻 https://t.co/OmHo6nbpCG#RealMadridSevillaFC pic.twitter.com/Lb8QJnYsag

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) February 25, 2024

Në 45 minutat e dytë ishte një ritëm edhe më i lartë nga vendasit, që dominuan totalisht.

Federico Valverde (49’) ishte i pafat, pasi një gjuajtje të tij e ndali shtylla e djathtë.

Raste të mira shënimi lëshuan edhe Rodrygo dhe Vinicius Junior, ndërsa portieri Orjan Nyland bëri pritje bravuroze.

LUKA MODRIC WHAT A GOAL! 🤯 pic.twitter.com/Rm7llBMCeO

— TC (@totalcristiano) February 25, 2024

Heroi i Real Madridit doli të ishte Luka Modric, që u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Nacho Fernandez.

Kroati realizoi një gol të bukur në minutën e 81-të, duke mposhtur portierin e Sevillas me një goditje nga distanca.

Pas javës së 26-të, Real Madridi vazhdon të jetë lider me 65 pikë, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Valencian. /Telegrafi/

Read Entire Article