Real vëzhgon Mbappe në Paris

7 months ago 21
Reklamë
22:00 15/02/2024

Mediat spanjolle/Emisarw të klubit kanë pasur edhe takim me sulmuesin

Real Madrid nuk heq dorë nga tentativat për të bindur Kylian Mbappe. Emisarë të klubit spanjoll kanë ndjekur nga afër përballjen e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Real Sociedad, ku 25-vjeçari i hapi udhë fitores së francezëve. Siç raportohet nga mediat spanjolle, ai ka ndjekur nga afër performancën e Mbappe, i cili u zgjodh edhe lojtari më i mirë në fushë.

Duke iu referuar mediave, pas sfidës ka pasur edhe një takim mes palëve, ku në fokus është padyshim përfundimi pas shumë vitesh i kësaj telenovele merkatoje. Ylli i PSG po peshon ofertat nga klubi i tij dhe Real Madrid përpara se kontrata të skadojë në muajin qershor. Francezët janë pesimistë për mundësinë e mbajtjes së yllit të tyre, gjithsesi shpresojnë tek një rinovim siç ndodhi në majin e vitit 2022.

PSG po përpiqet të bindë  me një ofertë rinovimi prej 70 milionë Euro bruto në sezon. Ata gjithashtu do të marrin përsipër të kthejnë bonusin e besnikërisë prej 80 milionë Eurosh, që ai hoqi dorë verën e kaluar.

Oferta fillestare e Real Madridit për Mbappé është shumë më e ulët se ajo e PSG-së për sa i përket pagës vjetore, megjithëse paga do të rritej ndjeshëm me bonuse kontraktuale dhe të drejtat e imazhit të lojtarit. Arsenali dhe Liverpool mbeten në gjurmët e futbollistit, klube që shtypi anglez i vendos në garë për të nënshkruar me sulmuesin francez.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article