Rebelët Houthi godasin anijet me naftë

10 months ago 6
22:20 24/12/2023

SHBA akuzon Iranin se qëndron pas sulmeve

Komanda qendrore e SHBA ka raportuar se kanë rrëzuar 4 drone të drejtuar drejt një luftë-anije amerikane në Detin e Kuq që sipas tyre ishin nisur nga zonat e kontrolluara nga Houthi i Jemenit.

Këto shënojnë dhe sulmin e 15-të nga militantët e Houthi-t drejt anijeve tregtare të lidhura me Izraelin që prej 17 tetorit kur raportohet sulmi i parë.

Sulmi i fundit ishte ai i së shtunës ndaj një anije çisternë që transportonte naftë në oqeanin Indian.

Rebelët Houthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Irani së fundmi kanë përdorur drone dhe raketa për të shënjestruar anijet në Detin e Kuq si një përgjigjie ndaj luftës së Izraelit ndaj Gazës, por kjo ngjarje është e para e këtij lloji që ndodh në një distancë kaq të largët.

Sulmet kanë paralizuar prej javësh tregtinë botërore dhe godasin pa asnjë dallim anijet që kalojnë përmes ngushticës Bab al-Mandab në skajin jugor të Detit të Kuq. Deri më tani nuk ka ndonjë humbje jete nga ekuipazhi i anijeve të goditura.

Agjencia e Operacioneve të Tregtisë Detare të Mbreterisë së Bashkuar ka raportuar javën e shkuar se një sistem ajror pa ekuipazh kishte shpërthyer pranë një anijeje 45 milje detare në jugperëndim të Saleef në Jemen.

Shtetet e Bashkuara akuzuan publikisht Iranin se ka shënjestruar drejtpërdrejt një anije, por Teherani zyrtar ka hedhur poshtë këto pretendime.

Shtetet e Bashkuara nisën operacionin për patrullimin e kësaj zone tre ditë më parë, duke deklaruar se me shumë vende kishin rënë dakord të merrnin pjesë në një përpjekje që do të përfshijë patrullime të përbashkëta në ujërat e Detit të Kuq.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article