Red Bull shpallet kampion, Verstappen fiton në Japoni dhe i afrohet titullit për pilot

11 months ago 12
Reklamë

Max Verstappen, triumfoi në Çmimin e Madh të Japonisë dhe është një hap më afër mbrojtjes së titullit të tij kampion, ndërsa skuadra e Red Bull fitoi titullin.

Verstappen e nisi garën e sotme në Suzuka nga pozicioni i parë dhe fitoi pa probleme në garën e 17-të të këtij sezoni.

Holandezi arriti fitoren e 13-të këtë sezon dhe siguroi titullin e konstruktorëve për Red Bull, i dyti radhazi dhe i gjashti në histori.

CHAMPIONS! 🏆@redbullracing make it back-to-back constructors’ titles!#F1 #JapaneseGP pic.twitter.com/mL8kEpdLNZ

— Formula 1 (@F1) September 24, 2023

Vetë Verstappen ka fituar më shumë pikë këtë sezon (400) se Lewis Hamilton dhe George Russell të Mercedes së bashku (305).

Pas Verstappen, pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oscar Piastri, të cilët arritën në podiumin e parë në karrierën e tij, përfunduan me 19.36 sekonda prapa.

Pikët u fituan sot edhe nga Charles Leclerc si i katërti (Ferrari), Lewis Hamilton i pesti (Mercedes), Carlos Sainz i gjashti (Ferrari), George Russell i shtati (Mercedes), Fernando Alonso i teti  (Aston Martin), Esteban Ocon i nënti  (Alpine) dhe Pierre Gasly i dhjeti (Alpine).

The points scorers at Suzuka 🇯🇵#F1 #JapaneseGP pic.twitter.com/nFj1FosiDu

— Formula 1 (@F1) September 24, 2023

Verstappen është një hap larg mbrojtjes së titullit, pasi avantazhi i tij ndaj shokut të skuadrës Sergio Perez është 177 pikë dhe në qarkullim janë edhe 180. Holandezi do të ketë shansin e parë për titullin e tretë kampion pas dy javësh në Katar. /Telegrafi/

Read Entire Article