Redon Xhixha vendimtar në Champions League

1 year ago 78
Reklamë
12:50 27/07/2023

Shqiptari shënon dopietë në humbje, Qarabak mban gjallë shpresat për kualifikim

Redon Xhixha po gëzon një formë fantastike këtë sezon. Sulmuesi shqiptar është kthyer në protagonist absolut për skuadrën e Karabak, pasi shënoi një dygolësh brenda 2 minutave në humbjen 3-2 përballë polakëve të Rakov në turin e dytë kualifikues të Champions League.

Kur ndeshja ishte 2-0 në favor të vendasve, fati i Qarabag do të binte në këmbët e Xhixhës i cili në minutën e 75 rihapi sfidën me një supergol me kokë duke fluturuar mbi të gjithë.

Festa e çmendur do të vinte vetëm 1 minutë më pas kur pas një kundërsulmi dhe një topi të hedhur në gjysëm lartësi, Xhixha me gjoks do ta shtynte drejt rrjetës për të barazuar rezultatin.

Gola që gjithsesi nuk shmangën humbjen e azerëve, por mban në lojë Karabak për të shpresuar turin e radhës kualifikues në Champions League. 25-vjeçari ka shënuar deri më tani 4 gola në kualifikueset e Kupave të Europës, thënë ndryshe gjysmën e atyre që Karabak ka realizuar në tre sfida.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article