Reformë në futbollin italian, federata kundër Serie A me 18 ekipe

7 months ago 17
Reklamë
12:59 10/02/2024

Inter, Milan dhe Juventus dolën hapur për të ulur numrin e skuadrave në 18 në Serie A, një ide që është hedhur kohët e fundit.

Një reformë që ende nuk dihet nëse do të realizohet, pasi kanë kundër ekipet e vogla, por edhe Federatën. Kjo e fundit i ka dërguar qeverisë idenë reformuar futbollin italian, ku të ulë nga 100 në 80 numrin e skuadrave profesioniste, por pa prekur dy ligat e para sipas të përditshmes “Il Giornale”.

Kjo do të ndikojë te Serie C që do të humbasë 20 skuadra. Federata mendon që të ndryshojë edhe formatin e Kupës së Italisë ku të përfshihen direkt të gjithë ekipet pa favorizime ashtu siç veprohet në Angli.

Së fundi, i kërkohet qeverisë ndihmë për gjetjen e mënyrave të reja për vlerësimin e të drejtave televizive, rikthimin e reklamave të shoqërive të basteve dhe mbi të gjithë lejimin e ndërtimit të stadiumeve të rinj.

Një lëvizje e tillë, sipas federatës, do të shpëtonte futbollin italian nga 5 miliardë Euro borxhe.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article