Reklama që paralajmëron mbrëmjen “Oscars” tallet me Akademinë së Filmit që nuk nominuan mjaftueshëm filmin “Barbie”

8 months ago 9

Kanali televiziv ABC ka publikuar videon e parë promovuese për çmimet e ardhshme “Oscars 2024”, ku shfaqet moderator i ceremonisë Jimmy Kimmel dhe ekipi i filmit “Barbie” duke ironizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Akademinë e Artit dhe Shkencës së Filmit.

Në reklamë luajnë aktorët Ryan Gosling, America Ferrera dhe Kate McKinnon, të cilët janë pjesë e filmit “Barbie”, dhe në një mënyrë befasuese, reklama fton Akademinë të refuzojë regjisoren e filmit “Barbie”, Greta Gerwig, që të nominohet në garën për çmimin e “regjisë më të mirë”.

Vendimi i tillë është konsideruar si gabimi më i madh i Akademisë, bashkë me yllin e filmit në rol kryesor – Margot Robbie e cila nuk arriti të futet në garë për çmimin “Aktorja më e mirë në rol kryesor”, shkruan Klix.

Foto: Jimmy Kimmel Live/YouTube

Në video, Kimmel kërkon këshillë nga një “Barbie” e pazakontë (McKinnon) për të menduar si të arrijë të marrë një çmim “Oscar”.

Udhëtimi i tyre i çon ato nëpër setin e filmit “Openheimer”, ku Kimmel gjen rastin të tallë mikun e tij Matt Damon. Ferrera shfaq interpretimin e saj të njohur të monologut të “Barbie” dhe në fund rendit të gjitha arsyet përse të qenit moderator i çmimeve “Oscars” është puna më e keqe në Hollywood.

Gosling, i cili është gjithashtu nominuar për çmimin “Oscar” këtë vit, më pas shfaqet duke mbajtur një bluzë me kapuç ku shkruhet “I Am Kenough”.

Kur Ferrera e informon Goslingun se Gerwig nuk është nominuar për regjinë më të mirë, ai bërtet nga tmerrimi. Ferrera, McKinnon dhe Kimmel pastaj bashkohen me të.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars” përndryshe do të mbahet më 10 mars në teatrin “Dolby”, në Los Angeles. /Telegrafi/

Read Entire Article