Rekord i ri në librin Guinnes, Erick Hernandez mban topin e futbollit në ajër për 1 orë rrjesht

11 months ago 32
Reklamë
15:29 24/09/2023

Rekord i ri botëror në librin Guines.

Atleti kubanez, Erik Hernandez ka thyer rekordin për më shumë prekje të topit në harkun e një ore. Ish-futbollisti kontrolloi topin për një orë duke përdorur pjesë të ndryshme të trupit. 56-vjeçari mbajti në ajër topin 12.237 herë.

Kjo tejkaloi rekordin Guines që mbahej nga meksikani, Abraham Munoz. Në vitin 2017, Munoz e mbajti topin në ajër 11.901 herë.

Gjithë performanca u zhvillua në sytë e tre gjyqtarëve të FIFA-s, të cilët tani do të vendoset në librin Guines për tu njohur edhe ndërkombëtarisht.

Hernandez e ka dëshmuar disa herë mjeshtërinë e tij me topin. Në vitin 2011, ai vendosi Rekordin Botëror Guinness për më shumë prekje të topit të futbollit me kokë, në 30 sekonda plot 187 herë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article