Rekord në zhytjen e lirë

1 year ago 22
Reklamë
18:40 21/07/2023

Francezi Arnaud Jerald ka arritur që të shkojë deri në thellësinë 122 metra

Arnaud Jerald ka thyer rekordin botëror të zhytjes së lirë, duke zbritur në thellësinë 122 metra. 27-vjeçari arriti suksesin në eventin “Vertical Blue” që u mbajt në Bahamas, një nga garat kryesore në botë të disiplinës së zhytjes së lirë.

Atij iu deshën 105 sekonda për të zbritur dhe 109 sekonda për t’u ngjitur, e në total qëndroi nën ujë për gati katër mintua.

“Përshëndetje, quhem Arnaud Jerald dhe jam një zhytës i lirë. Kam tetë rekorde botërore dhe vendosa një tjetër në Bahamas në eventin Vertical Blue. U zhyta 122 metra dhe jam shumë i kënaqur nga ky rezultat. Jam stërvitur gjatë gjithë dimrit për të bërë këtë zhytje dhe jam i lumtur që e arrita këtu në Bahamas”.

Jerald e ka thyer rekordin botëror tetë herë, duke tejkaluar zhytësin Umberto Pelizzari, që në 1990 theu 6 rekorde botërore. Në eventin Vertical Blue garojnë 44 nga zhytësit e lirë më të mirë të botës.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article