Rekord shpejtësie në Premier League

7 months ago 35
Reklamë
12:32 07/02/2024

Mbrojtësi i Tottenham krahasohet me Usain Bolt

Mbrojtësi i Tottenham, Micky van de Ven, ka hyrë në librat e historisë duke u bërë lojtari më i shpejtë në një ndeshje të Premier League, një rekord që mbahej nga Kyle Walker i Manchester City.

Mbrojtësi 22-vjeçar, arriti një shpejtësi maksimale prej 37.38 km/h në ndeshjen kundër Brentford më 31 Janar. Ritmi i vrullshëm i Van de Ven ishte 10.38 m në sekondë.

Kjo shpejtësi është e krahasueshme me atë të atletit Usain Bolt që vendosi rekordin botëror të 100 metrave në vitin 2009, shpejtësia mesatare e tij ishte 10.44 m në sekondë, ose 23.35 mph (37.58 km/h).

Statistikat tregojnë se shpejtësia e futbollistëve në Premier League po rritet ndjeshëm.

Deri tani Van de Ven ka qenë jashtëzakonisht me ndikim për Spurs në sezonin e tij debutues, me ritmin e tij të rikuperimit vendimtar pak metra pranë portës.

Liga angleze raporton gjithashtu tabelën e plotë të shpejtësive maksimale të arritura nga lojtarët që nga sezoni 2020/2021, viti nga i cili janë mbledhur të dhënat. Shumica e performancave në top 10 u regjistruan në vitin 2023.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article