Rekorde në Botërorin e femrave

1 year ago 21
Reklamë
22:20 20/07/2023

Australia barazon ecurinë e Nigerisë, Zelanda e Re fiton për herë të parë në Kupën e Botës.

Botërori i femrave në Australi dhe Zelandën e Re ka nisur me surpriza dhe rekorde. Dy skuadrat organizatore shënuan fitore në sfidat e para, duke hedhur kështu kandidaturën për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit. Por ajo që bie në sy është se futbolli i femrave ka fituar simpatinë e tifozëve të shumtë.

Mbi 75 mijë spektaktorë ndoqën nga shkallët e stadiumit duelin mes Australisë dhe Irlandës, të fituar nga vendasit me shifrat 1-0. Një rekord absolut ky për futbollin e femrave, pasi është numri më i lartë i ndjekësve në impiantet australiane. Entuziasmi ishte i lartë edhe jashtë stadiumit, me australianët që festuan fitoren e kombëtares së tyre me kore e këngë tradicionale.

Australia barazoi edhe një rekord në Kupën e Botës, pasi asnjë nga 26 ndeshjet e saj në këtë kompeticion nuk kanë përfunduar pa gola, duke barazuar rekordin e Nigerisë. Historike edhe fitorja e Zelandës së Re, që regjistroi fitoren e parë në duelin e 16-të në Kupën e Botës. Autorja e golit, Ëilkinson kompletoi edhe ecurinë e mirë në aspektin personal, pasi ka shënuar në tre edicione të ndryshme të Kupës së Botës, në vitet 2011, 2015 dhe 2023, për tu bërë e vetmja zelandeze që e bën një gjë të tillë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article