Rekorde në pistën e Silverstone

1 year ago 38
Reklamë
13:27 10/07/2023

Fitorja në Silverstone ka marrë vlera të mëdha në shtëpinë e Red Bull. Triumfi i Max Verstappen në pistën britanike afroi akoma dhe më shumë me titullin kampion jo vetëm holandezin, por edhe skuderinë austriake. Por, kjo garë vendosi edhe disa rekorde që vështirë se mund të përsëriten.

Me fitoren e Verstappen, Red Bull barazoi rekordin e të gjitha kohërave, mbajtur nga McLaren me 11 fitore radhazi, të vendosur në vitin 1988. Kampioni i Botës u bë i pesti pilot që ka fituar gjashtë gara radhazi, duke iu bashkua legjendave si Ascari, Schumacher, që e ka arritur këtë shifër në dy raste, Sebastian Fettel dhe Nico Rosberg.

Emri i Verstappen lidhet edhe me një tjetër rekord, për herë të 11-të radhazi holandezi ngjitet në podium, duke shënuar ecurinë e katërt më të gjatë në historinë e Formula 1. Fitorja u kompletua edhe me një het-trick, si pole-position, fitore dhe xhiron më të shpejtë në pistë për të barazuar atë me Alain Prost dhe Sebastian Vettel.

Podiumi u kompletua nga dy pilotë britanik, konkretisht Lando Norris dhe Lewis Hamilton, për të përsëritur historinë e vitit 1999, ku në pistën e shtëpisë përfunduan garën në tre vendet e para pilotët vendas, David Coulthard dhe Eddie Irvine. Pavarësisht ecurisë jo shumë të mirë te McLaren në këtë edicion, shkëlqen Lewis Hamilton, pasi në Silverstone u ngjit për herë të katërt në podium në këtë vit 2023.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article