Rekordi i Bellingham, anglezi që luan me Real Madrid bëhet lojtari më i ri në moshë që ka shënuar në shtesa

11 months ago 15
Reklamë
14:18 21/09/2023

Xhud Bellingam jo vetëm i dha Real Madridit fitoren në Ligën e Kampioneve, por bëhet lojtari më i ri në moshë që ka shënuar në shtesë në moshën 20 vjeç e 83 ditë në këtë kompeticion, e gjithashtu anglezi më i ri që e ka realizuar këtë.

“Galaktikët” paguan 135 mln Euro për mesfushorin, ndërsa nisja e tij ka qenë perfekte. Në gjashtë takime me “Los Blankos” ku janë marrë 6 fitore, ai ka shënuar 6 herë.

Ndërsa lojtari i Napolit, Giovanni Di Lorenzo bëhet mbrojtësi që ka realizuar më shumë gola në dy edicionet e fundit të Ligës së Kampioneve.

Goli i shënuar nga Lautaro, përveçse shmangu humbjen e Interit e bëri argjentinasin golashënuesin e tretë më të mirë të klubit zikaltër në Ligën e Kampioneve në kuotën e 11 golave. Vendin e parë e mban Adriano me 14 rrjeta.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article