Rekordi i Leverkusen, 30 ndeshje pa humbje

7 months ago 30
Reklamë
12:51 07/02/2024

Ekipi i Alonso, në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë

Bayer Leverkusen vijon të marshojë në këtë sezon pa humbje. 30 ndeshje radhazi pas pësuar disfatë ku numërohen 26 fitore dhe 4 barazime. Suksesi i radhës për ekipin e Aspirinave ishte në Kupën e Gjermanisë ku mundi 3 – 2 me përmbysje Stuttgart për të siguruar gjysmëfinalen.

Një ndeshje me shumë ritëm ajo e zhvilluar mbrëmjen e së martës në BayArena ku miqtë kaluan 2 herë në avantazh, por me vendasit që nuk u dorëzuan për asnjë çast.

Jonathan Glao Tah realizoi golin më të rëndësishëm të takimit në kohën shtesë, duke vendosur triumfin e Bayer Leverekusen.

Skuadra e drejtuar nga spanjolli Xavi Alonso është 2 ndeshje larg rekordit të Bayern Munchen, ekipi që po rivalizon për titullin kampion në Gjermani dhe që do të përballet të shtunën në javën e 21 të Bundesliga 1.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article