Rekordi i pabesueshëm në Holandë

11 months ago 8
Reklamë
21:37 27/09/2023

Sulmuesi i Feyenoord shënon tripletë golash në duelin 72 orësh kundër Ajax

Revolta e tifozëve ka shtuar vuajtjet tek Ajaksi. Skuadra rekordmene luajti pjesën e mbetur të duelit me Fejnordin për të humbur me shifrat e përgjithshme 4-0.

Rreth 35 minutat e mbetura nga dueli i nisur të Dielën prodhuan edhe golin e katërt për miqtë, të cilët marrin tre pikët dhe mbajnë në presion rivalët për kreun e renditjes.

Përballje e vulosur nga sulmuesi Santiago Gimenez, i cili shënoi tre gola. Realizime ku iu nevojiten plot 72 orë, me meksikanin që shkruan kështu një faqe në librat e historisë. Gimenez ka shënuar tripletën më të gjatë në botën e futbollit, rekord që vështirë se mund të thyhet.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article