Reshje bore në juglindje, si paraqitet situata e rrugëve. Apeli për drejtuesit e mjeteve

10 months ago 4

Reshjet e dëborës kanë përfshirë juglindjen e vendit në lartësinë mbi 1300 m. Raportohet se në rrugën Boboshticë-Dardhë aktualisht ka reshje dëbore, ndërsa po punohet për pastrim dhe kriposje në të gjithë segmentin.

Sipas informacioneve që përcjell për BalkanWeb gazetarja Lorena Kodra, në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 5 cm, por sipas parashikimeve të motit edhe në vazhdim priten reshje.

Sakaq, autoritetet apelojnë që në segmentin e Dardhës rekomandohen gomat dimërore. Ndërkohë, zonat e tjera më të ulëta janë përfshirë nga reshjet e shiut. Aktualisht situata është normale, në zonat e përfshira po punohet për pastrim dhe kriposje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article