Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit në SHBA me diplomatët Yuri Kim dhe Gabriel Escobar.
Tabaku shprehet se diskutimi kishte në fokus ‘forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit’.
“Kënaqësi të takohem me Yuri Kim dhe Gabriel Escobar me të cilët pata një bisedë mbi rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, forcimin e marrëdhënieve ekonomike dhe luftën kundër korrupsionit. Aleanca dhe partneriteti mes vendeve tona janë guri I themelit për një Shqipëri demokratike, ku respekti ndaj sundimit të ligjit është jetik për të ardhmen që duam të ndërtojmë!”-shkruan Tabaku.
Top Channel